Flash News

E-TJERA

Trupi i Arben Lleshit ende në morg, familjarët hedhin dyshime: Nuk është i afërmi ynë

Trupi i Arben Lleshit ende në morg, familjarët hedhin dyshime: Nuk

Familjarët e Arben Lleshit i cili u vra tre muaj më parë në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj kanë deklaruar se nuk është i afërmi i tyre.

Familja ka refuzuar të tërheqë trupin e Lleshit nga morgu dhe ta varrosin, me pretendimin se viktima nuk ka lidhje me ta.

Prokuroria do të identifikojë viktimën duke e krahasuar me ADN-në e familjarëve. Dyshohet se familjarët kanë refuzuar trupin nga frika e një hakmarrjeje të mundshme.

Viktima Arben Lleshi ishte dënuar përjetësisht për vrasjen dhe më pas djegien e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe në 2012. Pas kësaj ngjarje, familja Lleshi humbi dhe katër pjesëtarë.

Të fundit