Flash News

E-TJERA

Trupi u gjet i dekompozuar, identifikohet viktima në Korçë

Trupi u gjet i dekompozuar, identifikohet viktima në Korçë

Është identifikuar trupi i pajetë që u gjet i dekompozuar në fshatin Mollas në Korçë.

Pas kryerjes së analizës së ADN-së dhe ekspertizës antropologjike, rezultoi se trupi i përket një 75-vjeçari i cili banonte në Korçë.

Në qershor të këtij viti, ka qenë bashkëshortja e viktimës që ka kallëzuar pranë komisariatit të Korçës se kishte humbur kontaktet me bashkëshortin e saj.

75-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit, konkretisht nga skleroza dhe ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale në fshatin Mollas të Kolonjës.

Të fundit