Flash News

E-TJERA

Trupi u kthye nga Spanja pa zemër, familjarët e Saimir Sulës protestojnë para PE-së në Bruksel

Trupi u kthye nga Spanja pa zemër, familjarët e Saimir Sulës

Familjarët e Saimir Sulës, 30-vjeçari që ndërroi jetë në një spital në Barcelonë dhe mbërriti në Shqipëri pa zemër, kanë protestuar para Parlamentit Evropian.

Familjarët kërkojnë hetimin e çështjes dhe zbardhjen e së vërtetës. Ata i janë drejtuar qeverisë, konkretisht kryeministrit Edi Rama, duke thënë se kanë tre vite që nuk kryejnë asnjë investigim për çështjen e Saimir Sulës.

“Z.Edi Rama prej 3 vitesh në presim që të ulemi dhe të flasim. Heshtja juaj për këtë çështje flet shumë”, tha e motra, Majlinda Sula.

Saimir Sula u dërgua në një spital në Spanjë për t’u kuruar pas simptomave post covid. Sula ndërroi jetë në spital, ndërsa motra e tij ka ngritur dyshime se vëllai i saj mund të jetë vrarë.

Mjekësi Ligjore në Shqipëri kreu disa hetime që konstatuan se Saimir Sulës i është hequr organi i zemrës. Familjarët kanë bërë një kallëzim mbi të cilin po kryhen hetime.

Të fundit