Flash News

E-TJERA

Tryeza e Reformës Zgjedhore, ambasadori i BE: Hap kyç për integrimin, duhet dialog dhe besim

Tryeza e Reformës Zgjedhore, ambasadori i BE: Hap kyç për

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi nevojën për dialog politik dhe bashkëpunim mes palëve gjatë tryezës për Reformën Zgjedhore.

Ai vlerësoi qasjen konstruktive të bashkëkryetarëve të komisionit, duke nënvizuar se fryma e dialogut është thelbësore në kontekstin aktual politik.

Sipas tij, reforma duhet të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve dhe standardet ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit europian.

“Kur u takova me dy bashkëkryetarët kohët e fundit, u inkurajova nga qasja konstruktive e tyre. Në kontekstin aktual politik, fryma e dialogut për këtë reformë, është thelbësore. Reforma duhet të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve, dhe standardin e ndërkombëtarëve. Interesimi për këtë çështje vjen në kohë kritike, pasi lidhet me integrimin. Kjo çështje është kyçe për Shqipërinë. Ndaj, kemi këtë kohë apo afat dhe trysni për komisionin. Reforma zgjedhore është nevojë demokratike. Besimi në zgjedhje është me shumë rëndësi. Qytetarët duhet të kenë besim te zgjedhjet. Kur burimet e financimit janë të paqarta dhe mbikëqyrja është e dobët, besimi te këto institucione është i minuar”, deklaroi Gonzato.

Të fundit