Flash News

E-TJERA

Tubimi i PD-së, ky është spraj me piper i përdorur nga efektivët për të shpërndarë protestuesit

Tubimi i PD-së, ky është spraj me piper i përdorur nga

Protesta e opozitës e mbajtur njëditë më parë u shoqërua me tensione e përplasje mes policisë, protestuesve dhe deputetëve demokratë.

Disa prej të cilëve u transportuan në spital pë shkak të dhunës së përdorur, gazit lotsjellës dhe spraj me piper që u hodh drejt tyre.

Në foton duket edhe modeli i spraj me piper i përdorur nga policia gjatë protestës për shpërndarjen e protestuesve gjatë tubimit të mbajtur para Kryeministrisë.

Lidhur me protestës, policia arrestoi 11 persona, ndërsa 15 të tjerë u proceduan penalisht, mes të cilëve ishin  deputeti i PD Klevis Balliu dhe, Aulon Kalaja.

Të arrestuarit janë: Klemend Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Toçilla, Igball Domi, Semi Bici, Bardhyl Ndou, Gentjan Tuga, Edison Shyti, Sokol Bajraktari dhe Ernest Kapo, ku 6 prej tyre, policia thotë se u kapën në flagrancë  me molotovë.

Të fundit