Flash News

E-TJERA

Tuci dhe Ramadani: Japim maksimumin për kombin, futemi në fushë vetëm për rezultat pozitiv

Tuci dhe Ramadani: Japim maksimumin për kombin, futemi në fushë

Kanë mbetur vetëm katër ditë nga sfida e parë e Kombëtares kundër Çekisë (16 nëntor, ora 20:45), e vlefshme për Nations League, kuqezinjtë vijojnë sipas programit stërvitjet dhe përgatitjet.

Dy lojtarët e Kombëtares, sulmuesi Indrit Tuci dhe mesfushori Ylber Ramadani treguan në konferencën për media se si po shkojnë përgatitjet e kuqezinjve, ndërsa nënvizuan se janë të fokusuar fillimisht te ndeshja e parë.

I grumbulluar për herë të dytë me Kombëtaren, Indrit Tuci vlerësoi çekët për lojën që bëjnë, ndërsa theksoi se kuqezinjtë po marrin masat e duhura për të dyja ndeshjet. Sulmuesi tregoi se është në gjendje të mirë fizike, teksa tha se është gati për të dhënë maksimumin e tij nëse trajneri i beson minuta në ‘Air Albania’. Tuci nuk sheh rivalë në Kombëtare, ndërsa tha se kuqezinjtë luajnë për kombin shqiptar dhe shpreson të shënojë edhe gol te këto sfida.

"Presion nuk kam, por kam qejf sepse është hera ime e parë që do të luaj në ‘Air Albania’ dhe stadiumi është sold out. Këtë e marr si motivim dhe jo presion. Nëse trajneri më beson, jam gjithmonë i gatshëm ta bëj punën time. Nuk janë pak tre gola në 4 ndeshje. Po t’i shikojmë ekipet e tjera, kanë shënuar sa ne. Gjeorgjia ka bërë më mirë se ne. Ne kemi 6 pikë aq sa kanë edhe dy ekipet e tjera. Nuk ka rëndësi sa gola shënon, nëse fiton ndeshjen 1-0, merr tre pikët dhe e ke kryer punën. Dëshira jonë është që të shënojmë gola dhe besoj se do t’ia dalim me sukses sepse po stërvitemi mjaft mirë.", tha Tuci.

 

Të fundit