Flash News

E-TJERA

Turi ‘Foltorja’ e Sali Berishës, Fuga: Nuk po kërkon të kthehet në krye të PD-së, po vetëmbrohet

Turi ‘Foltorja’ e Sali Berishës, Fuga: Nuk po kërkon

Akademiku Artan Fuga ka komentuar turin ‘Foltorja’ me demokratët nëpër Shqipëri nga ana e ish kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë për ‘News 24’, Fuga thotë se këto takime të Berishës janë për vetëmbrojtje

Sipas tij gjuha e përdorur nga Tirana në Fier ka ardhur duke u ashpërsuar dhe kjo tregon se marrëdhëniet mes tij dhe Bashës kanë qenë të tilla edhe para vendimit të DASH.

Kemi një gjysmë vrasje ku viktima fillon vetëmbrojtjen. Nga njëra anë e vret dhe nga njëra anë e lavdëron. Kjo bën që atëvrasja është lënë përgjysmë dhe kjo sjell tërë  këtë rrëmujë. Berisha rrëfen në foltore se ky raport  nuk ka qenë vetëm pas vendimit të DASH, por edhe më përpara. Janë hapur të gjitha letrat dhe siç duket do të zhvillohet ky proces edhe në forma të ashpra. Berisha nuk kërkon të kthehet në krye të partisë sepse një sërë rrethanash e bëjnë që ai të mos e ketë këtë objektiv. Nëse do ta kërkonte ai do të diskreditonte edhe sensin e lëvizjes që ai ka marrë.

Ai thotë se e ka ndërmarrë sepse kemi shkelje të statutit, sepse kryetari përjashton deputetët pa marrë vendime nga forumet. Ai përpiqet të thotë që po kërkoj të jepen fakte ndaj meje dhe pa marrë këto fakte nuk kam pse ndëshkohem. Ligjërimi nga Tirana në Fier është ashpërsuar pasi thonë që këto konflikte kanë qenë më përpara për çështje strategjike të opozitës. Ai kërkon një referendum dhe ndryshime në kryesimin e partisë. Ai i numëron Bashës  dështimet e 8 viteve. Nuk mendoj që kërkon thjesht që Basha të anulojë vendimin që ka marrë. Është  thyer marrëdhënia midis liderit të vjetër dhe liderit të ri. Mendoj se ai kërkon një rinovim të elitave edhe të marrëdhënies midis militantëve  dhe drejtuesve”- tha Fuga.

 

 

Të fundit