Flash News

E-TJERA

Turi i 82-të Çiklistik ‘pushton’ rrugët e Shqipërisë, policia publikon planin e bllokimeve

Turi i 82-të Çiklistik ‘pushton’ rrugët e

Policia e Shtetit ka bërë publike planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë, që do të mbahet nga data 26 deri më 30 maj 2025. Aktiviteti sportiv do të zhvillohet në pesë etapa duke përfshirë disa qytete dhe akse rrugore të vendit.

Për këtë arsye, Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve, duke apeluar për shmangien e lëvizjes në rrugët ku do të kalojë turi, sipas datave dhe orareve të mëposhtme:


ETAPA E PARË – 26 Maj 2025

Tiranë (Rruga “Zogu i Parë” – Rruga e Durrësit): 11:30 – 12:30
Autostrada Durrës – Tiranë deri në Kashar: 11:30 – 12:20
Kashar – Thumanë: 12:00 – 12:45
Thumanë – Milot: 12:30 – 13:10
Milot – Rrëshen: 12:50 – 13:45
Rrëshen – Milot: 13:30 – 14:15
Milot – Lezhë: 14:00 – 14:30
Lezhë – Shkodër: 14:45 – 15:30
Sheshi “Balshaj” – Rruga “Zogu i Parë” – Parrucë, Shkodër: 15:10 – 15:45
ETAPA E DYTË – 27 Maj 2025

Shkodër (Rruga “Zogu i Parë” – dalje e qytetit): 11:40 – 12:15
Shkodër – Balldre: 12:00 – 12:45
Balldre – Thumanë: 12:15 – 13:30
Thumanë – Maminas: 13:00 – 14:15
Maminas – Durrës: 14:00 – 15:00
Durrës – Rrogozhinë: 14:30 – 15:30
Rrogozhinë – Elbasan: 15:00 – 16:00
Bradashesh – Unaza e Elbasanit: 15:30 – 16:00
ETAPA E TRETË – 28 Maj 2025

Kalaja e Elbasanit – Rruga e Luleve – Bradashesh: 11:30 – 12:10
Bradashesh – ura e Cërrikut: 11:45 – 12:30
Ura e Cërrikut – Kthesa e Belshit: 12:00 – 12:30
Kthesa e Belshit – Kuçovë: 12:15 – 13:30
Kuçovë – Poshnje: 13:10 – 13:30
Poshnje – Saver: 13:15 – 14:30
Saver – Fier (mbikalimi te VIVA): 14:10 – 14:40
Unaza e Fierit – Levan: 14:15 – 15:20
Levan – Vlorë: 15:00 – 15:50
Pusi i Mezinit – rruga e re – sahati, Vlorë: 15:35 – 16:00
ETAPA E KATËRT – 29 Maj 2025

Bulevardi kryesor – Pusi i Mezinit: 11:40 – 12:20
Pusi i Mezinit – Peshkepi: 12:00 – 12:30
Peshkepi – Kuç: 12:00 – 13:45
Kuç – Qeparo: 13:30 – 14:10
Qeparo – Himarë: 13:40 – 14:25
Himarë – Dhërmi: 14:00 – 15:10
Dhërmi – Orikum: 14:45 – 15:30
Orikum – Vlorë: 15:10 – 16:00
ETAPA E PESTË – 30 Maj 2025

Bulevardi kryesor – Pusi i Mezinit: 09:30 – 10:20
Vlorë – Fier (autostrada) – Unaza e Fierit: 10:00 – 11:15
Fier – Saver: 10:15 – 12:00
Saver – dalje në Levan: 11:45 – 13:00
Levan – Qendra Fier: 12:40 – 13:15

Të fundit