Flash News

E-TJERA

Turist i huaj bllokohet në plazh, ndërhyn policia

Turist i huaj bllokohet në plazh, ndërhyn policia

Turist amerikan bllokohet në plazhin e Akuariumit, shpëtohet nga policia me gomone – dërgohet në spital jashtë rrezikut

Një turist amerikan ka mbetur i bllokuar në një zonë të thepisur pranë plazhit të Akuariumit në Himarë, pas dëmtimeve në këmbë gjatë eksplorimit të terrenit. Ngjarja është shënuar ditën e djeshme dhe u bë e ditur sot nga burime zyrtare.

Pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Dhërmiut, organizuan një operacion shpëtimi. Turisti u lokalizua dhe u nxor nga zona ku ishte bllokuar, duke u transportuar me një gomone drejt zonës së sigurt.

Më pas, ai u dërgua në Spitalin e Himarës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, shtetasi amerikan ka falënderuar efektivët për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar.

Policia e Shtetit nënvizon angazhimin e saj për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe turistëve, si dhe ofrimin e ndihmës në çdo situatë emergjente.

Të fundit