Flash News

E-TJERA

Turist turk përplas me makinë rojen në Krujë

Turist turk përplas me makinë rojen në Krujë

Një turist turk 23-vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Krujës pasi ka goditur me makinë një roje parkingu, duke e marrë për disa metra mbi kofano.


Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ndodhi të shtunën, kur roja 62-vjeçar shqiptar, me inicialet B. D., tentoi të ndalonte një grup turistësh që po largoheshin nga një parking privat pa kryer pagesën. Në përpjekje për t’iu bllokuar rrugën, roja është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi turk Y. K., 23 vjeç.


Turisti dyshohet se i ka dhënë gaz makinës, duke e përplasur rojen dhe më pas ka lëvizur disa dhjetëra metra me 62-vjeçarin mbi kofano, deri në momentin që ky i fundit ka rënë në tokë dhe është plagosur. Ai ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Policia njofton se autori u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për “Goditje me dashje” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Po ashtu, shtetasi turk R. S., 23 vjeç, pasagjer në automjet, është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Të fundit