Flash News

E-TJERA

Turistët holandezë rrëzohen nga mali i Çikës, nisin kërkimet nga toka dhe ajri

Turistët holandezë rrëzohen nga mali i Çikës, nisin

Një sinjal SOS është lëshuar nga mali i Çikës, në Vlorë.

Mësohet se sinjali ka ardhur nga një turist holandez i rrëzuar nga maja e Qores.

Në ndihmë te tij kanë shkuar forcat e policisë së Deltës së Orikumit dhe një helikopter, por bëhet me dije se gjetja është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.

Deri tani nuk është saktësuar ende numri i turistëve që janë përfshirë në aksident.  

Kujtojmë se pak ditë më parë, një tjetër ngjarje e ngjashme ndodhi edhe në alpet mes Valbonës dhe Thethit, ku u rrëzuan dy turistë gjermanë.

Të fundit