Flash News

E-TJERA

Turistët italianë ikën pa paguar restorantin në Berat, reagon ambasada: Kemi shlyer faturën me porosi së Melonit

Turistët italianë ikën pa paguar restorantin në Berat,

Lajmi se disa turistë italianë ishin larguar pa paguar nga një restorant në Berat bëri bujë dhe si duket ka rënë edhe në veshin e kryeministrja Giorgia Meloni, e cila para disa ditësh erdhi në Shqipëri për pushime.

Ambasada Italiane ka treguar se kanë bërë pagesën në restorantin në Berat, pas porosisë së dhënë nga kryeministrja Meloni.

Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më”, shkruhet në reagimin e Ambasadës Italiane në Facebook.

 

 

Të fundit