Flash News

E-TJERA

Turistët nga Kosova 'braktisin' Shqipërinë, dynden drejt Greqisë

Turistët nga Kosova 'braktisin' Shqipërinë, dynden

Pas liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur Greqinë dhe jo Shqipërinë për ta vizituar, ashtu siç ndodhte thuajse çdo vit.

Nga të dhënat e publikuara nga ‘Kos Data’ në platformën “X”, rezulton se të paktën 2 milionë qytetarë të Kosovës, kanë vizituar Selanikun. Numri është rritur me thuajse 20% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, është vënë re një rënie e thellë e turistëve të Kosovës që zgjedhin të vizitojnë Durrësin.

“Numri i turistëve kosovarë që vizitojnë Selanikun e Greqisë ka kaluar 2 milionë pas liberalizimit të vizave për Kosovën.

Krahasuar me një vit më parë, Selaniku ka shënuar një rritje prej 20% të turizmit, ku në këtë rritje kanë kontribuar turistët kosovarë.

Në të kundërt, ka pasur një rënie të dukshme të turistëve kosovarë në Durrës, Shqipëri, të cilët më parë ishin vizitorë besnikë, sipas operatorëve turistikë”, thuhet në postimin e ‘Kos Data’.

Të fundit