Flash News

E-TJERA

Turisti polak rrëzohet nga “Kanionet e Gjipesë”, policia sqaron si është gjendja e tij

Turisti polak rrëzohet nga “Kanionet e Gjipesë”, policia

Një turist polak është rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” në Himarë.

Sipas policisë, për pasojë, turisti ka pësuar frakturë në një këmbë. Ishte ai vetë që kërkoi ndihmën e policisë përmes telefonit, i cili u gjet prej autoriteteve lokale pavarësisht terrenit të vështirë.  

“Më datë 08.04.2022, rreth orës 13:30, në Sallen e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili  ka  kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë.  

Menjëherë në drejtim të tij janë nisur shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë dhe një mjet i Urgjencës Mjekësore.

Gjithashtu janë nisur forca policie më të specializuara, konkretisht Delta Forcë, pasi terreni ku ka mbetur turisti polak është shumë i vështirë”, sqaron policia.

Të fundit