Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Turizmi në udhëkryq; Shkëlqimi i sezonit që lamë pas dhe zbehja e vitit 2023

Sezoni veror i vitit 2022, pavarësisht disa problemeve të shfaqura, është më i miri i Shqipërisë në histori për sa i përket vizitorëve. Nga ana tjetër, fitimi i bizneseve është tkurrur për shkak të rritjes së kostove. Me mbylljen e kësaj “rematch” sezonal, sytë janë kthyer nga viti i ardhshëm dhe lajmet nuk janë të gjitha të mira.
Agjencitë e huaja kanë konfirmuar praninë e polakëve dhe çekëve me kontrata garancie në rritje, si dhe hyrjen e grupeve të organizuara nga tregu spanjoll. Por e gjithë kjo zbehet nga lajmet se nordikët tani janë tërhequr nga kontratat e garantuara, një goditje e madhe për turizmin tonë ende të brishtë.
Arsyeja për këtë hap prapa duket të jetë shërbimi me cilësi të dobët. Operatorët turistikë shqiptarë, ende në mes të diskutimeve për rikthimin e këtij grupi në kushtet e mëparshme, kërkojnë që qeveria të bëjë pjesën e saj, duke investuar siç duhet në destinacionet turistike. Viti 2023 pritet të jetë një provë për sektorin në tërësi, ku paralajmërohet se mungesa e stafit do të jetë “pandemia” e re.
Tur-operatorët shqiptarë i ka gjetur fundi i sezonit veror dhe vjeshta në diskutime intensive me agjencitë ndërkombëtare, në një përpjekje për të konsoliduar marrëveshjet e vitit të ardhshëm, apo edhe përtej 2023. Për një pjesë të mirë të grupeve, kontratat me garanci janë mbyllur prej kohësh, por nuk ka ndodhur kështu me një grup të rëndësishëm si nordikët.
Të rikthyer pas dy vitesh mungesë në bregdetin shqiptar, për shkak të kufizimeve nga COVID-19, kanë vendosur që në verën e ardhshme të mos lidhin kontrata të parapaguara, por të kalojnë në formën allotment (paguaj aq sa sjell). Për turizmin e organizuar në vend, ky është një kthim pas, i cili me hyrjen e nordikëve, kaloi në një tjetër ligë.
Ky grup, parapëlqen kryesisht standardin e lartë dhe zgjedhja e tyre e përfshiu Shqipërinë në hartën e një turizmi më elitar. Por diçka ka çaluar këtë sezon, që ka ndikuar në këtë lëvizje aspak pozitive për sektorin.
Ky është një paralajmërim për vendin që ka përballë një sfidë për të korrigjuar gabimet e bëra në një sezon dinamik siç ishte vera 2022 e duke fituar terrenin e humbur. Pavarësisht tërheqjes së nordikëve nga kontratat me garanci, jo të gjitha lajmet janë të këqija.
Në tërësi, disa grupe turistike të konsoliduar në vite janë në rritje dhe po kështu ka edhe tregje të reja, që po vijnë në mënyrë të organizuar me charter. Shërbimi i dobët, nordikët tërhiqen nga kontratat me garanci Shërbimi i një cilësie më të dobët në disa nga strukturat që kanë akomoduar nordikët gjatë verës është bërë shkak për vlerësim të ulët nga klientët.
Vlerësimi ka rënë nën nivelin 6, gjë që ka detyruar agjencinë “Apollo” që sjell charterat, të kalojë në rezervime të formës “allotment”, pra sa turistë sjell, aq paguan. Por shërbimi nuk është i vetmi që çalon dhe tur-operatorët shqiptarë janë të bindur se rol luan dhe infrastruktura e dobët dhe trafiku.
“Nga ajo që ne shohim ka një rënie të review (përshtypjeve) që ka ardhur nga mungesa e shërbimit apo rënia e cilësisë së tij në strukturat akomoduese. Një tjetër element që ka ndikuar mendoj se është infrastruktura.
Prej disa vitesh, ne i gënjejmë për trafikun, duke u premtuar zgjidhje siç na premtohet nga institucionet, por kjo nuk po zgjidhet. Rruga dytësore në Golem, sidomos, është problem i madh. Duhet menduar për një sistemim të plotë të zonës së Golemit, sepse është plot me inerte, lavazhe, karburante.
Nuk të jep idenë e një destinacioni turistik. Pjesa e hoteleve para është mirë në aspektin estetik, por edhe aty ka zhurma, ndërtime e kantiere të hapur në sezon. Të gjithë këto elemente kanë sjellë që vlerësimi i destinacionit, në këtë rast Shqipërisë, të ishte poshtë nivelit 6 nga pushuesit nordikë”, – pohon Rrahman Kasa, Kryetar i Unioni Turistik Shqiptar.
Arben Çipa, nga “SIPA Tours”, shprehet se ndoshta lëvizja e nordikëve lidhet edhe me faktin se tashmë e kanë njohur tregun shqiptar dhe janë të bindur që mund të sigurojnë kapacitet edhe pa hyrë në kontrata garancie.
“Agjencitë ndërkombëtare që menaxhojnë tregun e tyre janë të vjetra dhe me nuhatje. E monitorojnë terrenin dhe mendoj se e kanë kuptuar që kanë mundësi, qoftë me kontrata me garanci, apo edhe me formën ‘paguaj sa sjell’, të sigurojnë kapacitet” shprehet Çipa.
Fatos Çerenishti nga “FAFA Group”, shprehet se kjo tërheqje e nordikëve duhet të shihet me vëmendje, pasi ka ndikim përtej shifrave të tyre tek imazhi i përgjithshëm i Shqipërisë.
“Kur kemi parasysh shërbimin e dobët, nuk flasim për të gjithë hotelet, por ndikimi është shtrirë tek të gjithë, pasi Shqipëria vlerësohet si destinacion në tërësi dhe jo për çdo strukturë akomoduese.
Ata janë një kategori turisti që ka kërkesa të larta dhe duhet më shumë përpjekje nga ana jonë për të arritur cilësisë që duan. Duhet t’i mbajmë e t’i kemi si grup turizmi edhe për imazh, pasi sjellin ndikim pozitiv nëse janë të pranishëm si treg.
Kanë standard të lartë, por edhe shpenzojnë, dhe fakti që zgjedhin Shqipërinë na shton pikë në tregun ndërkombëtar të turizmit” nënvizon ai.
Polakët dhe çekët konfirmojnë rikthimin me shifra në rritje
Grupi më i konsoliduar në turizmin e organizuar mbeten polakët dhe pas tyre çekët. Për vitin e ardhshëm, këto grupe kanë nënshkruar kontrata me garanci, duke dhënë sigurinë e rikthimit, madje në shifra më të larta në raport me verën që lamë pas.
“Tregu polak dhe ai çek ka rritje edhe në vitin 2022, në raport me vitet më parë, por edhe në parashikimet për vitin tjetër. Kontratat me garanci janë më të larta në volum. Këto tregje janë më të qëndrueshëm te ne”, – pohon z. Kasa.
Duke pasur parasysh këtë qëndrueshmëri, tur-operatorët shqiptarë mendojnë se është e nevojshme që qeveria të investohet në aspektin diplomatik e politik, për të forcuar më tej këtë marrëdhënie.
“Vitin tjetër mendoj se qeveria duhet të gjejë formulën për të rritur bashkëpunimin me tregun polak, ose përmes kanaleve diplomatike, ose përmes investimit në nivel politik. Duhet të kemi angazhim më të madh të një zyrtarizmi të kësaj marrëdhënie, pasi tregu polak na ka shpëtuar në ditë të vështira dhe të mira.
Është më i qëndrueshëm dhe me rritje 30-40%. Gjithashtu është tregu më pak problematik për Shqipërinë dhe që na shkon më për shtat për stadin ku jemi sa i takon shërbimit. Ka numrin maksimal të turistëve ndër grupet e organizuara dhe po kështu të ditëve të operimit”, – shprehet Çipa.
Të njëjtën gjë thotë edhe z. Çerenishti duke theksuar se duke qenë se grupi i turistëve polakë dhe çekë menaxhohet më lehtë nga strukturat duhet t’i jepet më shumë rëndësi rritjes së numrit të tyre.
“Polakët dhe çekët janë turistë që menaxhohen më lehtë nga strukturat tona. Na përshtaten në mentalitet dhe ushqim. Mendoj se kjo është një pikë ku duhet të kapemi fort për ta rritur”, – shprehet ai.
Spanja hyn me kontrata garancie në Gjirin e Lalëzit, tentativa për tregun francez
Interesi për Shqipërinë në tërësi gjatë verës që lamë pas ishte i dukshëm nga vendet e Europës, por dhe më gjerë. Tur-operatorët raportuan për një rritje të pranisë së disa grupeve si spanjollët, italianët, francezët që mund t’i hasje kudo gjatë bregdetit.
Prurjet turistike në rritje nga këto vende kanë nxitur edhe agjencitë ndërkombëtare të studiojnë më në detaj mundësitë e kalimit në një tjetër fazë. Pavarësisht negociatave aktive me palë të ndryshme, deri më tani i konfirmuar si një grup i ri në turizmin e organizuar është tregu i spanjollëve, të cilët do të vijnë si pjesë e ‘Melia’ në Gjirin e Lalëzit.
“Po përpiqemi që të sjellim të organizuar dhe me kontrata garancie tregun francez. Ai spanjoll vjen për herë të parë verën tjetër me ‘Melia’-n që ndodhet në Gjirin e Lalëzit. Do të jenë si fillim tre charter nga Spanja dhe dy nga Portugalia – pesë në javë në total”, – shprehet Rrahman Kasa nga Unioni Turistik Shqiptar.
Edhe Arben Çipa e sheh tregun spanjoll dhe atë italian potencial për rritje, qoftë në turizmin e organizuar, ashtu edhe në atë individual dhe nënvizon se vera që lamë pas ishte testi, pasi këto tregje zgjodhën masivisht bregdetin shqiptar, sidomos në Sarandë ku vinin përmes Korfuzit.
Turizmi patriotik, në ndjekje të ofertave të lira, bien shifrat e turistëve
Turizmi patriotik, grupi kryesor ku u mbështet Shqipëria gjatë pandemisë pësoi rënie gjatë verës së vitit 2022. Shkak sipas tur-operatorëve u bënë çmimet e rritura në bregdetin shqiptar, ofertat më të ulëta të ofruara nga fqinjët, si dhe kriza e përgjithshme e rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës.
“Këtë vit ka pasur rënie të konsiderueshme për shkak të hapjes së destinacioneve të tjera. Një pjesë i janë drejtuar Ulqinit, për shkak të ofertave me çmime më të ulëta. Ndikim në tkurrjen e numrave ka dhënë edhe rritja e çmimeve të hoteleve në Shqipëri për rezervimet e minutës së fundit, që janë tipike nga ai grup që njihet si turizëm patriotik”, – nënvizon z. Kasa.
Në muajt e verës, vende si Mali i Zi, Greqia apo Turqia paraqitën oferta agresive për të tërhequr turistët, duke u bërë destinacione kryesore për pushime ekonomike.
Sipas përfaqësuesve të strukturave akomoduese, kryesisht në zonën e Golemit, vëmendja ndaj turizmit patriotik është më e madhe, sepse janë frekuentues të bregdetit gjatë gjithë vitit.
“Turizmi patriotik duhet parë gjithmonë me vëmendje, pasi është një aset që përveçse kanë nostalgji për Durrësin dhe vijnë gjatë sezonit, janë frekuentues gjatë gjithë vitit. Në vitin 2022 nuk kanë qenë në shifra të larta edhe për faktin se Durrësi ishte i gjithi i rezervuar nga grupet e organizuara, por edhe rritjes së çmimeve”, nënvizon Çerenishti.
Masat e qeverisë për të garantuar ecuri më të mirë vitin e ardhshëm
Në deklarata publike, zyrtarë të qeverisë kanë nënvizuar se, teksa sezoni veror 2022 sapo është mbyllur, është momenti të nisin përgatitjet për sezonin 2023. Operatorët turistikë vendas e gjykojnë këtë si një nismë pozitive, qoftë sa i takon ndarjes së plazheve, ashtu edhe ngritjes së vendeve të akostimit, por angazhimi i qeverisë duhet të jetë më serioz në destinacionet turistike, duke përmirësuar infrastrukturën dhe pamjen e tyre në tërësi.
“Qeveria e di dhe e pranon që turizmi ka rritje dhe kontribut të madh në ekonomi, ndaj për këtë arsye duhet të angazhohet me seriozisht që të paktën për ato destinacione të konsoliduara, që sjellin të ardhura të sigurta, të bëjë sistemimet e nevojshme.
Për Golemin, si një zonë me rritje të vazhdueshme për turizmin e organizuar, të alokohen fonde, që sistemojnë pamjen e parë të zonës. Le të themi të bëjë një ‘make up’. Të heqë inertet, varrezat e makinave, të krijojë gjelbërimin e hapësirave aty ku ka mundësi. Duhen pak fonde dhe më shumë vullnet që të rritet vlera”, – shprehet kreu i Unionit.
Lidhur me shërbimin më cilësor, tur-operatorët mendojnë se ndoshta ka ardhur momenti që qeveria të aplikojë formulën e disa vendeve të tjera që turizmin e kanë prioritar. Kjo ka të bëjë me një skemë mbështetjeje për punonjësit e sektorit jashtë muajve të sezonit.
“Nëse ne duam të jemi një destinacion turistik me shërbim cilësor, duhet të mbajmë dhe të trajnojmë punonjësit e sektorit. Duhet të zbatojmë skemat e vendeve të tjera për ta ruajtur këtë staf nga largimi, duke e trajtuar si aset.
Vende të tjera, jashtë sezonit turistik, i ofrojnë këtij stafi ndihmë ekonomike. Një pagë e cila e mbështet atë për nevojat që ka jashtë muajve të sezonit të verës, kur nuk ka një pagesë. Është një formulë e gatshme, e cila ka treguar se funksionon dhe duhet të jetë një bashkëpunim i biznesit me qeverinë, që ta ndajnë bashkë këtë detyrim. Pavarësisht kostos ekonomike, garanton turizëm më cilësor nga një staf i kualifikuar”, – propozon Çipa.
Bumi turistik i Shqipërisë, hyrjet e të huajve u rritën me 18% në krahasim me para pandeminë
Shqipëria po përjeton në 2022 vitin më të mirë historik deri tani për sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj, që si synim kryesor kanë turizmin.
Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën janar-shtator në vend hynë gjithsej 6.4 milionë shtetas të huaj. Kjo shifër është 32% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 18% më shumë se janar-shtatori i 2019-s, që mbante deri tani rekordin si viti më i mirë turistik, që më pas u ndërpre nga pandemia.
Vetëm në shtator, në vend hynë 761 mijë shtetas, me rritje 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 29% në raport me 9-mujorin e 2019-s. Sipas INSTAT, 94% e hyrjeve të shtetasve të huaj kishin si qëllim vizitë personale tek të afërm, apo qëllime turistike.
Në shtator 2022, sipas INSTAT, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Maqedonia e Veriut, me 3,3 herë, krahasuar me shtator 2021. Gjatë 9-mujorit 2022, nga vendet me hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,0 herë dhe Anglia me 2,0 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 11,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021./Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38