
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
Turizmi po nxit investimet, por zhvlerësimi i Euros po kufizon rritjen
Turizmi në vend po përjeton ecuri pozitive me një infrastrukturë të përmirësuar dhe me një marketing dukshëm më të mirë, por kalimi në një etapë të re, me standard më të lartë, çmime më të mira dhe efekt më të madh në ekonomi kërkon përmirësime në disa drejtime.
Të paktën kështu gjykon Behar Male, investitor i “Maritim Hotel Plaza, Tiranë”, duke nënvizuar nevojën për investime në struktura të mirëfillta turistike në bregdet dhe përmirësimin e transportit dhe mundësive që ofrohen për turistët.
Lidhur me qëndrueshmërinë e sektorit, z. Male thekson se zhvlerësimi i Euros e vë në pikëpyetje ecurinë në periudhë afatmesme dhe duhet të gjenden mekanizmat për ta zgjidhur këtë shqetësim që po prek një pjesë të mirë të sektorëve të ekonomisë.
Sa u takon politikave të nxitjes së markave ndërkombëtare hoteliere në vend, ai shprehet se efektet janë vetëm pozitive dhe Shqipëria mund të përfitojë nga vendosja në hartën ndërkombëtare të grupeve të mëdha, por edhe nga njohuritë që ato ofrojnë nëpërmjet trajnimeve që i shërbejnë rritjes së standardit.
Si do ta vlerësonit ecurinë e sektorit të turizmit gjatë këtij viti dhe a jemi përpara një rritjeje të qëndrueshme nga ajo që shihni?
Për hir të së vërtetës, turizmi ka pasur ecuri të mirë. Fenomenet që e shoqërojnë atë mund t’i klasifikojmë në pozitive dhe negative. Tek ato më pozitivet që kanë ndodhur në ekonomi janë infrastruktura që është padyshim më e mirë, marketingu nga agjencitë shtetërore dhe përfshirja e njësive vendore që është bërë shumë më mirë se 10-15 vjet më parë dhe nga një emër më i mirë i shqiptarëve në Europë.
Fatmirësisht sot ne nuk jemi më delja e zezë edhe si efekt i krizës për punëtorë që ka përfshirë Europën, ku shqiptarët janë në krye të listës si punonjësit më të preferuar.
Nuk jemi përpara një panorame të përsosur në turizëm, por ka më shumë ndjeshmëri dhe sensibilizim. Ka një vëmendje më të shtuar për pastërtinë dhe efektet lokale që ka ky sektor te qytetarët. Në tërësi, kushtet makro për turizmin kanë qenë më të mira.
Ajo që pastaj ka ndodhur negativisht për mua është “Euro”, që do të vërë në pikëpyetje në periudhën afatmesme zhvillimin e këtij sektori tek ne.
Faktori i dytë negativ janë vështirësitë e rritjes së sektorit, që tregojnë mungesë profesionalizimi, si në privat edhe në publik. Janë elemente teknike nga më të ndryshmet të cilat do të duan minimumi 5 – 10 vite kohë që të shkojnë aty ku duhet.
Flas këtu për plotësimin e hartës së qarkullimit, pra transporti në vend dhe alternativat që ofrohen për të. Sigurisht ka një lloj përmirësimi në transport, por nuk është aty ku duhet.
Një turist sot nuk ka të sakta stacionet e autobusit, mundësinë e trenit, apo elemente të tjera më të detajuara. Unë e kuptoj që këto janë vështirësi të rritjes dhe është një proces që do duhet ta kalojmë, pasi edhe “Roma nuk u ndërtua në një ditë”.
Por nëse ne duam që turizmi të arrijë në një standard tjetër, do të duhet që të bëhen të gjitha këto dhe besoj se brenda një dekade, gjithçka do të plotësohet, edhe nëse nuk do dojë qeveria, do ta detyrojë kërkesa dhe tregu.
Kur i plotëson të gjitha këto dhe rrit standardin, atëherë rritja vjen zinxhir edhe te prurjet reale, edhe te çmimet. Një tjetër fenomen që mendoj se e kufizon turizmin është mungesa e strukturave të rregullta akomoduese.
Ne si vend kemi shfrytëzuar çdo mundësi që ka sjellë turizmi, duke përshtatur si hotel çdo lloj strukture, shtëpi, apartament dhe kjo nuk ka asgjë të keqe, por realisht na mungojnë hotelet e mirëfillta cilësore turistike.
Në segmentin nga Triste në Greqi, ne jemi i vetmi vend që nuk kemi të kompletuar strukturat akomoduese dhe do të ketë objektivisht investime në këtë sektor, me hir apo pahir, për shkak të kërkesës dhe për të bërë plotësimin e këtij segmenti. Pra pritshmëria është që të ketë investime serioze në struktura qartësisht turistike.
Shqipëria është reklamuar si një destinacion me kosto të ulët, por ka edhe deklarata për të shkuar drejt një orientimi më luksoz. Cili është segmenti i strukturave që ju mendoni se duhet të ndërtohen për t’ju përgjigjur turistit që po vjen apo atij që duam të tërheqim?
Unë vë re që në Tiranë janë dhënë apo janë në proces shumë leje për hotele. Dyshoj që Tirana të ketë kërkesë për hoteleri apo që do të ketë trend rritës të saj.
Me ato leje që janë në proces pra, që nuk janë futur ende në treg, mendoj se do të ketë shumë struktura të panevojshme. Ne kemi mangësi për struktura të mirëfillta turistike në bregdet, flas për struktura me standarde dhe që janë brand, pasi aktualisht për mua e vetmja që plotëson këto kushte është Melia.
Kemi hotele, por jo struktura që mbledhin grupe të organizuara në numër të konsiderueshëm. Nuk është strukturë një hotel me 20-100 dhoma. Duhen hotele të një tjetër kategorie që akomodojnë 5-6 chartera.
Një agjenci nuk mund të ndajë turistët në 15 hotele pasi i rriten kostot. Lufta është që kostot të ulen. Turqia është një model me këtë tipologji strukturash.
Nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë është ngritur shqetësimi i zhvlerësimit të Euros, që edhe ju e përmendët, duke e lidhur me qëndrueshmërinë në afatmesme të sektorit të turizmit. Ju si e shpjegoni këtë situatë dhe cilat janë efektet reale të saj?
Është e vërtetë që disa tregues ekonomikë janë rritur. Është rritur turizmi, jo në shifrat që raportohet për Rinasin, sepse aty përfshihen edhe lëvizjet e shqiptarëve që ose kanë pasaporta europiane, ose janë vendas që udhëtojnë jashtë. Hyrja e linjave me kosto të ulët ka bërë që njerëzit të rrisin frekuencën e daljeve jashtë shtetit disa herë në vit. Përveç çmimeve është rritur edhe numri i destinacioneve. Pra, në total është rritur qarkullimi, por kjo nuk është e gjitha e përkthyer në turizëm.
Madje, në efektin ekonomik, duhet të kishte një lloj balancimi, sepse kemi më shumë hyrje dhe më shumë dalje dhe ata që dalin blejnë euro. Unë shoh disa tregues ekonomikë, që e kanë shtuar ofertën e valutës në vend, por kjo rënie 25% është e pashpjegueshme dhe në konceptin tim, po bën dëme të mëdha.
Kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe mendoj se duhet të flasin specialistë kompetentë, jo thjesht specialistë. Konflikti bazë është që kemi rënie 25% të kësaj monedhe, por kemi çmime të produkteve jetike në markete, 20% më shtrenjtë se rajoni.
Në rajon po përfshij Italinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi, këto që na rrethojnë. Nuk po përfshij Serbinë, sepse ajo i ka ende më të lira. Këtu ka diçka që nuk shkon.
Cilat janë arsyet e kësaj, sipas jush?
E para mund të jetë modeli ekonomik, në kuptimin që ekonomia jonë nuk është ekonomi shkalle, por një vend totalisht i çorganizuar. Për shembull, nëse do të ndiqnim një logjikë normale tregu, ne si vend duhet të kishim 300 pika karburanti, ja 400 maksimumi, në fakt kemi 8 mijë të tilla.
Kjo vetvetiu rrit kostot e tregtisë së karburantit. Ose duhet të kishim për shembull, 500 bare dhe restorante në Tiranë, në fakt kemi 15 mijë. Kjo rrit sërish kostot.
E njëjta gjë vlen edhe me marketet apo dyqanet. Në çdo pallat mund të gjesh 3 dyqane, gjë që sërish rrit kostot. Mundet që ky model ekonomik të cilin e ilustrova me shembuj, rrit kostot e produkteve që duke qenë se shumica vijnë nga importi, duhet të ishin më të lira për shkak të rënies së Euros, por në fakt nuk ndodh kështu.
Madje na rezulton që janë më të shtrenjta se në Itali apo Greqi. Një faktor tjetër që gjykoj se vlen në këtë situatë është disproporcioni i pensioneve. Me këta tregues që jemi ne, pavarësisht se këtu ndikon edhe informaliteti i pagave, që Euro të mos shkonte në këtë tatëpjetë, pensionet duhet të ishin 80-100% më të larta sesa janë sot.
Pra, nëse pensioni minimal është 10 mijë lekë, duhet të ishte 20 mijë lekë. Kjo do të rriste ofertën në Lek në vend, sepse do të shkonin si konsum dhe do të kishim njëfarë balancimi. Ky është një instrument që i takon qeverisë, që për mua duhet të ishte marrë me kohë, pasi niveli aktual i pensioneve nuk është dinjitoz.
Një tjetër instrument mund të ishte pakësimi i borxhit që qeveria merr në Euro. Pra, në këtë lumë valute, vetë qeveria mund të kishte rritur huamarrjen e saj në Lek, që të balanconte këtë situatë ku jemi.
Këto janë konstatime të miat nga jashtë, por siç e thashë për një situatë si kjo duhet të flasin specialistë, që mund të propozojnë edhe instrumente të tjerë efektive, që mund të sillnin ndikim pozitiv. Në konceptin tim, 70% e ekonomisë shqiptare po përjeton këtë rënie, që vjen si efekt i Euros.
Cilët janë sektorët, që sipas jush, po goditen më shumë nga kjo situatë?
Po, së pari, nëse situata vijon siç është, brenda 5 viteve të ardhshme mendoj se nuk kemi për të parë bujqësi. Do të zhduken të gjithë, sepse po e bëjmë jo interesante për të investuar dhe një nga faktorët kryesorë është Euro.
Me braktisjen e bujqësisë, do të vijojë edhe më tej braktisja e fshatit. E dyta, turizmi.
Këtë vit ky sektor ka marrë një goditje katastrofike, për shkak të Euros. Llogaria është fare e thjeshtë. Ne themi që shqiptarët e Kosovës nuk po vijnë se iu liberalizuan vizat.
Por, kjo nuk është e vërtetë. Një familje shqiptare nga Kosova nuk vjen për turizëm, por kryesisht për fundjava, është përballur këtë vit me një rritje të kostove pikërisht nga dobësimi i Euros.
Kafenë që deri dje e pinte 0.8 euro, sot e pi 1 euro. Karburantin e merrte 1.5 euro, tani e merr 1.8 euro. Fasulen e hante 2.5 euro, tani e ha 3 euro. Pra një lëvizje e thjeshtë për një familje nga Kosova në Shqipëri është rritur me minimumi 25%.
Por nuk ka ndryshuar vetëm euro, se biznesit i janë rritur edhe kostot e pagave, edhe energjia, dhe çmimi final për vizitorin nga Kosova arrin deri në 40% më shumë. Strukturat akomoduese turistike e kanë ndier këtë dëm që u është shkaktuar nga rënia e Euros.
Turizmi dhe bujqësia bashkë mjaftojnë për të vënë alarmin, për të mos folur më pas për atë sektor që e ndjeu që në fillim goditjen që erdhi nga Euro, fasoni.
Në fakt janë të gjithë aktivitetet që kanë eksport. Të dëmtuar janë edhe ata që japin shërbime për tregun europian. Ndaj them që efekti i Euros prek 70% të ekonomisë.
Kjo është një temë shumë e ndjeshme që nuk duhet të marrë vëmendje në debate televizive, por në tryeza serioze me ekspertë të fushës, që janë shumë të pakët në fakt dhe që mund të hartojnë mekanizmat e duhur për të orientuar zgjidhjen.
Një qasje për debate televizive e pleksur me psikologjinë e popullit, në fakt mund të ketë pasoja të jashtëzakonshme dhe të pakontrollueshme. Për mua, në një bilanc të humbur apo të fituar, më shumë ka të humbur.
Qeveria duket sikur nuk e sheh kështu këtë panoramë? Ju si e gjykoni këtë?
Qeveria analizon që i ka rënë borxhi dhe këtë e sheh si diçka të mirë. Kjo është një rënie, e cila në një moment të caktuar të ndryshimit të faktorëve mund të kalojë në ekstremin tjetër dhe pastaj të gjendemi në variantin turk.
Mendoj se është një dëm shumë i madh që po bëhet dhe duke qenë se edhe e njoh pak ekonominë, jam i shqetësuar sepse këto janë lëvizje shumë të mëdha, që mund të ndryshojnë strukturën e ekonomisë.
Duhet pasur përherë vigjilencë sepse përveç skenarit pozitiv, duhet të mendohet edhe ai negativ. Nuk duhet të shihet vetëm në prizmin e marketingut politik që sot një pagë 60 mijë lekë është 600 euro.
Një efekt real i Euros, në kuptimin më të thjeshtë do të ishte që maqedonasit, shqiptarët e Kosovës dhe malazezët apo grekët të vinin të blinin te ne në supermarkete, por vazhdojmë të shkojmë ne tek ata.
Forcimi i një monedhe kombëtare në këto nivele nuk i ka ndodhur asnjë shteti dhe duhet të ishte reflektuar në produkte më të lira, por kjo nuk po ndodh.
Për t’u kthyer dhe një herë te turizmi. Përgjatë bregdetit janë dhënë një seri lejesh për ndërtime vilash rezidenciale. Sot edhe qeveria po duket e penduar për këtë model. Në këtë pikë ku jemi, a mendoni se ka hapësira që mund të bëjnë këtë korrigjim?
Hapësira ka. Nuk dua ta shoh nga ana negative dhe dua të jem optimist. Thënë këtë, çështja e turizmit sot është bërë trend dhe në diskutimin mediatik dhe në atë real. Ka interes për investime.
Sigurisht nuk po bëhet në formën më të përsosur, por nuk mund të presësh përsosmëri, sepse ne kemi probleme të shumta të trashëguara që lidhen me pronën nga copëzimi, te certifikatat, te humbja e pafundme e kohës për të rregulluar burokracitë, por lajmi i mirë është që ka një tendencë për të investuar.
Në këtë pikë pastaj vjen problemi që kërkon zgjidhje. Duhet që të ndërtojmë 40-50 apo 100 struktura të mëdha turistike me standard. Ato duhet të zhvillohen në gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Sarandë.
Incentivat apo kuadri ligjor nxitës duhet të përdoret për t’i çuar para ato, por jo të keqpërdoret, siç u bë me ligjin e investimeve strategjike.
Nuk duhet të përdoren për projekte që nuk i sjellin asgjë turizmit dhe ekonomisë. Iu referova ligjit për investimet strategjike, sepse mendoj se nëse nuk do të ishte keqpërdorur, do të kishim një tjetër efekt.
Ai ligj është propozuar për të nxitur dhe për të lehtësuar investimet në turizëm dhe ato struktura që janë në bregdet dhe punojnë 4 muaj, jo për Tiranën siç edhe ka ndodhur.
Qeveria i ka instrumentet për të kontrolluar, si dhe çfarë ndërtohet. Ti nuk mund të ndalosh ndërtimin e vilave dhe pallateve në bregdet, por mund të kushtëzosh këtë që kush ndërton për rezidencialë të taksohet 1 apo 2 mijë euro m².
Ai që do të ketë një vilë në bregdet nuk mund t’jua heqësh këtë të drejtë, por ai duhet të paguajë taksa.
Ata që ndërtojnë për hotele, hapin vende pune dhe i shërbejnë ekonomisë të jenë pa taksa për 10-15 vjet. Këtë model fare të thjeshtë ka ndjekur dhe Turqia, këtë mund të kishim bërë dhe ne, apo mund të bëjmë dhe tani.
E vërteta është që kuadri ligjor për investimet strategjike në turizëm u aplikua në Tiranë dhe sot janë 50 kulla në projekte që klasifikojnë 5 kate si hotele dhe nuk paguajnë taksën e infrastrukturës. Nuk është ky modeli që duhet të ishte ndjekur.
Ju prej disa vitesh tashmë keni marrë një markë ndërkombëtare për strukturën tuaj hoteliere. Si e ka ndikuar të pasurit të kësaj marke ecurinë?
Përgjigjja e kësaj është pak komplekse. Në raport me kostot vjetore që ne paguajmë nuk mund të them se marka ndërkombëtare që kemi marrë e ka sjellë atë përfitim. Ama ka një sinergji pozitive.
Po flasim për marka që kanë 30, 40 apo 50 vjet përvojë në këtë treg dhe ti ke çfarë të mësosh dhe të marrësh prej tyre. Përfshirja e markave ndërkombëtare në strukturat akomoduese e vendos Shqipërinë në një tjetër pozicion në botë.
Markat nuk kanë asgjë negative, vetëm pozitive, pavarësisht kostove. Të bëjnë të jesh pjesë e grupeve të rëndësishme, të ofrojnë trajnime disa herë në vit, janë të disponueshme për të të dhënë në kohë reale informacion të dorës së parë, për një treg shumë dinamik global.
Me ndërtimet e reja që janë në proces apo që flitet se do të nisin në Tiranë, a e shihni këtë si një zhvillim sipas kërkesës apo do të kemi mbingopje të tregut?
Besoj që efekti te tregu do të ndihet patjetër, por kjo do të dojë një kohë të caktuar, pra një proces 10-vjeçar që të shihet qartë./ Monitor
Të fundit


Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
5 Korrik 2025, 19:26

Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet
4 Korrik 2025, 11:40

Gara për kreun e BKH, faza e tretë më 11 korrik
4 Korrik 2025, 11:20
