Flash News

E-TJERA

"Turp kombëtar", socialistët priten me protesta jashtë parlamentit pas miratimit të ligjit “Për barazinë gjinore”

"Turp kombëtar", socialistët priten me protesta jashtë

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme, jashtë ambienteve të Parlamentit është zhvilluar një protestë nga qytetarët, pasi Kuvendi miratoi me 77 vota pro dhe 36 kundër projektligjin “Për barazinë gjinore”.

Dhjetëra qytetarë të mbledhur përballë godinës së Kuvendit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj nismës së qeverisë, duke e cilësuar atë si “cenim të vlerave tradicionale familjare”. Ata i pritën deputetët socialistë që dolën pas seancës me thirrje dhe pankarta ku lexohej “Turp kombëtar” dhe “Mbroni familjen”.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama e cilësoi ligjin si “hap historik drejt një shoqërie më të drejtë dhe moderne”, ndërsa opozita e refuzoi, duke deklaruar se “dëmton thelbin e familjes shqiptare”.

Forca të shumta policie u vendosën në hyrje të godinës për të garantuar rendin, ndërsa protesta përfundoi pa incidente.

Të fundit