Flash News

E-TJERA

“Turp të ulesh me presidentin serb”/ Kim Mehmeti “shuplakë” Ramës, mesazhet e forta për politikën shqiptare

“Turp të ulesh me presidentin serb”/ Kim Mehmeti

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka dhënë mesazhe të forta për mënyrën sesi duhet të veprojë klasa politike për t’i mbajtur bashkë shqiptarët. Ai ka dënuar sjelljet e drejtuesve të shtetit shqiptar, duke i quajtur të turpshme.

Sot në Kuvend u mbajt që aktivitet që kujtonte gjenocidin e bërë ndaj çamëve. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Mehmeti reagoi ashpër ndaj projekteve serbe, duke nënkuptuar “Ballkanin e Hapur”.

Ai nënvizoi se nga foltorja e Kuvendit nuk janë shpërndarë thirrje për bashkim, por fjalë që nuk i thotë as armiku. Shkrimtari kërkoi që shqiptarët duhet të bëhen bashkë me projekte dhe nisma në interes të tyre.

Sipas tij, është absurd të heshtësh përballë tragjedive për të mos prishur marrëdhëniet me fqinjët. Kujtojmë se kryeministri shqiptar Edi Rama i ka kërkuar Kosovës të ecë përpara dhe të pranojë “Ballkanin e Hapur”, ndërsa plagët e saj janë ende të hapura dhe kur Serbia, me të cilën Rama ka raporte të mira, nuk e njeh si shtet.

Mehemti kërkoi që politika të jetë e zëshme dhe të tregojë që është njerëzore dhe shqiptare, duke ngritur zërin për tragjeditë e ndodhura.

“Këtë ditë e shoh pak përtej çamërisë dhe çamëve. Mbase kjo ditë shënon edhe çastin kur ky Kuvend e ka kuptuar se nuk do të ekzistonte, nëse nuk do të ishte ëndërr e mbarë shqiptarëve.

Derisa kjo foltore nuk e kupton që mbart në vetëvete ëndërrën mbarë shqiptarëve, ajo s’mund të jetë jetë foltorja e Shqipërisë, s’mund të jetë, ajo është foltorja e shqiptarëve.

Jam ndier keq kur kam parë që kjo foltore shpërndan më shumë grindje, përçarje sesa pajtim. Kur kam parë atë që shqiptari i thotë shqiptarit, atë që nuk na e ka thënë asnjë armik.

Nga kjo foltore është shpërndarë marrëzia politike. Une nuk e kam kuptuar se si mundet që njerëzve që nga kjo foltore iu drejtohet një i huaj, shqiptarët të jenë më të kujdesshëm ndaj atij sesa ndaj një shqiptari që vjen nga Kosova dhe tregon se varret e të parëve të tij janë këtu dhe që kërkon që Shqiptarinë të mos e bashkojnë projektet e Beogradit, por ta bashkojnë të Shqiptarisë.

Në përballemi me gjëra absurde. Ne s’mund të vëmë në diskutim tragjeditë që na kanë ndodhur, apo t’i heshtim nga droja se do të na hidhrohen fqinjët, nga droja se do i humbim, sepse atë moment që ne do të frigohemi ta themi zëshëm të vërtat, atë moment tregojmë jo vetëm ça shqiptarësh jemi, por edhe ça njerëzish jemi.

Ta heshtësh gjenocidin çam, të Kosovës, apo Srebrenicë, nuk tregon vetëm ça shqiptari je, por dhe njeriu je. Mjafton t’i përkasësh komunitetit njerëzo , që të kesh ndjesi ndaj viktimësh dhe të akuzosh kriminelin.

Kjo nuk lejohet. Nuk i lejohet këtij tempulli. Si mund të lodhesh duke numëruar varret e shqiptarëve, duhet t’i numërojmë deri në fund. Ata nga ne i fshehin varret e viktimave tona. Serbia bën tregti me viktimat shqiptare, sepse kushtëzon. Andaj them që nuk është shqiptar, është e turpshme të jesh burrë shtetas shqiptar dhe mos guxosh kolegut tënd grek ti thuash që pa cuar deri në fund çështjen çamë nuk mund të shkojmë me tej.

Është e turpshme të ulesh me Presidentin serb dhe mos t’i thuash derisa të kërkosh falje unë nuk kam asnjë projekt me ty. Kur e di që ai është i dalë nga kapota e Millosheviçit", tha ndër të tjera Mehmeti.

 

Të fundit