Flash News

E-TJERA

“Turqia dhe Greqia negociata në Tiranë”, Çani: Budallallëk, kush mendon se Turqia dhe Greqia do japin dorën në Shqipëri

“Turqia dhe Greqia negociata në Tiranë”, Çani:

Gazetari Arjan Çani e ka konsideruar qesharake atë që është përfolur këto ditë në media se konflikti Turqi-Greqi mund të zgjidhet në Tiranë me ndërmjetësimin e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në Open, Çani thotë se ky komunikim është nivel strategjik i niveleve të larta, që Shqipëria s’e ka njohur deri tani, por kryeministri Rama do ta përdorë si promo personale.

Media flet për Ramën, është qesharake të mendosh se do zgjidhet këtu konflikti në Tiranë, ky komunikim është nivel strategjik i niveleve të larta, që Shqipëria s’e ka njohur deri tani, këtë duhet t’a njoh Ramës. Pra është një promo që ai i bën vetes. Por nëse dikush mendon se Turqia dhe Greqia do japin dorën në Shqipëri, është budallallëk”, tha gazetari.

Një ditë më parë, ministri i jashtëm turk Cavusoglu tha se do shkonte në Tiranë dhe shpresonte që ftesën ta pranojë edhe ministri grek Dendias.

Nga ana tjetër, mediat greke kanë hedhur poshtë këtë fakt dhe kanë konfirmuar se takimi do mbahet në 25 janar në Stamboll.

 

Të fundit