Flash News

E-TJERA

Turqia e nis me fitore Kampionatin Evropian, mund 3-1 Gjeorgjinë

Turqia e nis me fitore Kampionatin Evropian, mund 3-1  Gjeorgjinë

Turqia e ka nisur me fitore Euro 2024 , duke triumfuar 3-1 ndaj Gjeorgjisë në kuadër të Grupit F.

 Mert Muldur e kaloi Turqinë në epërsi, kur realizoi për 1-0 në minutën e 25-të. 

Më pas, Gjeorgjia i barazoi shifrat në 1-1, kur Georges Mikautadze realizoi në minutën e 32-të me një asistim të Giorgi Kochorashvili.

Pjesa e dytë ishte edhe më spektakolare, kur Turqia e kërkoi me ngulm rikthimin e epërsisë.

Këtë e siguruan falë një super goditje nga ylli i Real Madridit, Arda Guler, që realizoi nga distanca në minutën e 65-të për 2-1. 

Në sekondat e fundit ishte Akturkoglu, i cili përfitoi  nga dalja e portierit për të shtyrë topin drejtë rrjetës me portën e zbrazët dhe fiksuar shifrat finale në 3-1 duke marrë fitoren e parë kështu në këtë evropian.

Të fundit