Flash News

E-TJERA

Turqia miraton ekstradimin e Dritan Rexhepit drejt Shqipërisë

Turqia miraton ekstradimin e Dritan Rexhepit drejt Shqipërisë

Turqia ka miratuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Dritan Rexhepit. Dritan Rexhepi akuzohet për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Jan Prengës.

I konsideruar si “bosi” i kartelit të kokainës, Rexhepi u arrestua në Stamboll më 10 nëntor 2023.

Dritan Rexhepi është shqiptari më i kërkuar në botë i arratisur nga burgjet e tri shteteve të ndryshme, i cilësuar si vrasësi i parë me pagesë në vend.

Rexhepi kishte nën urdhra të drejtpërdrejtë një numër shqiptarësh në Ekuador, Holandë, Itali dhe Shqipëri dhe partnerë biznesi në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, të cilët kontrollonin kanalet e shpërndarjes së kokainës në të gjithë kontinentin.

Të fundit