Flash News

E-TJERA

Tushe kërkon të dalë nga burgu, avokati apelon vendimin: Nuk ka prova që e implikojnë

Tushe kërkon të dalë nga burgu, avokati apelon vendimin: Nuk ka

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, duke apeluar vendimin vendimin e GJKKO-së.

Tushe ndodhet në burg për shpërdorim detyre, pasi ka abuzuar me tenderin për rehabilitimin e kanalit vaditës në Lushnjë me vlerë 24 milionë lekë të reja.

Mbrojtësi ligjor i Tushes i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, me argumentin se nuk ka prova që e implikojnë ish-kryebashkiakun në këtë çështje.

Kërkesë për lehtësim të masës së sigurisë kanë depozituar edhe zyrtarët e tjerë që janë vënë në pranga për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat.

Të fundit