Flash News

E-TJERA

“Ty 7 plumba, babait një”, si u kërcënua Martin Çeço, 26-vjeçari që u gjet i mbytur në rezervuar

“Ty 7 plumba, babait një”, si u kërcënua Martin

Nevzat Çeço, babai i Martin Çeços 26-vjeçari që u vra dhe më pas u hodh në rezervuarin e Kolanecit, ka rrëfyer detaje nga lidhja e të birit me një vajzë, shkak e së cilës Martini u vra nga tre persona.

Në emisionin ‘Uniko’, babi i Martinit ka treguar se djali kishte filluar të fliste me një vajzë që e quante Tina dhe të cilën e donte. Nevzat Çeço tregoi se Martini ka pasur kontakte me vajzën e cila nuk pranonte ta takonte, por vetëm fliste fshehtas me të nëpërmjet telefonit.

Natën e fundit, Nevzati tregon se Martini ka qenë duke qarë dhe se e ka telefonuar një person mashkull i cili e ka kërcënuar me jetë. Nevzati pohon se personi në fjalë ka kërcënuar edhe atë duke i thënë se do t’i vriste të dy.

Sipas babait të Martinit, personi që kontaktoi djalin mund të ketë qenë i dashuri me të cilën vajza në fjalë mund të ketë pasur një lidhje paralele.

Pjesë nga biseda:

Nevzat Çeço: Ndenji 3 muaj djali i dergjur. Sa herë vija unë vetëm qante.

Spartak Koka: Çfarë i dërgonte?

Nevzat Çeço: I dërgonte vjersha vdekje, të më urosh të më kujtosh….

Spartak Koka: Kjo vajza donte të lidhej me Martinin?

Nevzat Çeço: Ajo po të donte dilte ballë për ballë, siç ndodhi atë natë.

Spartak Koka: Çfarë ka ndodhur natën e fundit? Martini ka mbajtur kontakte të fshehta, ajo i shkruante nga adresa të tjera?

Nevzat Çeço: Natën e fundit ndodhi kështu… Vajza unë e qante. E mbushi celularin me lot. E mori ajo në telefon, jo me kamera, me zë. Po unë të kam shpirt, e të kam kështu. Edhe unë xhan të kam, i tha djali, po atë ditë pse më refuzove? Më fal, tha ajo. E mirë, tha ky, s’ka gjë, por të paktën mos përsëriten më këto. Nuk do marrësh në telefon në darkë, i tha kjo, se kam familje. Do të marr, tha ky. Për atë Perëndi mos më merr, i tha ajo.

Spartak Koka: Ti po e dëgjoje këtë bisedë?

Nevzat Çeço: Po, ngjitur ishim me djalin. Pse mos të të marr, i thoshte djali, unë të kam të dashurën time, të marr kur të dua. Për atë Zot mos më merr, i thoshte ajo.

Spartak Koka: Si u zgjidh ky diskutim?

Nevzat Çeço: E mirë, i tha Martini. Bëj be për Zotin dhe për kokën e babit, i tha ajo. Mirë i tha nuk të marr. Do të marr unë i tha. Të vi nesër të pimë kafe në mëngjes? Të vish nga unë të pish kafe? Ti s’ke shanse, i tha kjo. Lere i thashë djalit, kur ta tha këtë lere. Mbaroi kjo punë. Sa e la djali celularin, bie prapë. Kam qejf të pi një kafe me ty, tha.

Spartak Koka: Kush ishte në telefon?

Nevzat Çeço: Nuk e di, një djalë ishte.

Spartak Koka: Çfarë i tha? E njihte Martini këtë person?

Nevzat Çeço: Fare s’e njihte. Do pimë një kafe, i tha, të njihemi bashkë. Mirë tha djali, edhe unë kam qejf të njihemi. Djali vari buzët. I vare buzët, tha. Edhe filloi të sharat pastaj.

Spartak Koka: Po pse e shante? Se kishte folur me Tinën?

Nevzat Çeço: Mesa tha policia, këtë e ka dashnore.

Spartak Koka: Ky personi tjetër e kishte dashnore Tinën?

Nevzat Çeço: Po.

Spartak Koka: Dhe merrte djalin tënd për ta kërcënuar?

Nevzat Çeço: Po. Dëgjo këtu, i tha. Unë do marr një thikë, do të lë kockë e lëkurë, tha, e 7 plumba do t’i fut në ballë, i tha.

Spartak Koka: I tha ky personi?

Nevzat Çeço: I tha ky personi.

Spartak Koka: Ti po e dëgjoje?

Nevzat Çeço: Po e dëgjoja. Ja mora celularin djalit e të them të drejtën e kam sharë rëndë. Rri ti, tha, se ti një plumb do. Yt bir do 7, tha, ti një do. Babi, tha, kaq e pati puna ime. Do më vrasin mua, tha.

 

Të fundit