Flash News

E-TJERA

U aksidentua dje nga makina në segmentin “Fier-Patos”, ndërron jetë në spital 38-vjeçari

U aksidentua dje nga makina në segmentin “Fier-Patos”,

Një person nuk arriti të mbijetojë pasi dje u aksidentua nga një automjet teksa udhëtonte me motor në aksin “Fier-Patos”.

Policia njofton se 38-vjeçar G. G., ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Aksidenti ndodhi në aksin “Fier-Patos”, ku shtetasi A. A., 67 vjeç, banues në Patos duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. G., 38 vjeç.

Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin A. A., 67 vjeç

Të fundit