Flash News

E-TJERA

U aksidentua në aksin Milot-Mamurras, ndërron jetë te Trauma 23-vjeçari, familja kallëzon mjekët

U aksidentua në aksin Milot-Mamurras, ndërron jetë te Trauma

Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, Albert Togu, njëri nga tre të rinjtë që mbetën të plagosur në aksidentin e ndodhur më 19 janar në autostradën Milot–Mamurras.

Viktima ishte drejtuesi i automjetit tip “Audi”, i cili devijoi nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore gjatë një tentative për të shmangur përplasjen me një automjet tjetër.

Ndërsa dy pasagjerët që udhëtonin me të, Albion Mamli dhe Romario Alija, ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Kujtim Togu, babai i 23-vjeçarit, ka deklaruar se djali i tij ka ndërruar jetë nga neglizhenca, pasi sipas tij, trupit të pajetë ende nuk i është bërë autopsia.

“Kam bërë një kallëzim në Prokurori se djali im ka ndërruar jetë nga neglizhenca e mjekëve, e kanë nënvlerësuar punën mjekët. Ato thonë që ka pësuar tromboze në zorrën e trashe, kur e bën operim thanë që kishin pankreasin, ishte i ënjtur, i skuqur dhe i ka krijuar shqetësime.

Të ishte ashtu, nuk krijon ndonjë probleme, kishte qenë i qartë, ata nuk e kanë kuptuar dhe ka helmuar organizmin.  E kanë kuptuar kur mori fund çdo gjë. Unë kërkoj që nesër kam shpallur varrimin, kërkoj të marr kufomën, t’i bëhet autopsia. Unë nuk e bëj varrimin dot pa kufomë, këta nuk ma japin.

Nxjerrin arsye pas arsye, ndjerin justifikime. Njëherë duhet kartela, njëherë nuk është kryeinfermieri, nuk e japin kartelën, nuk e di pse Spitali i Traumës nuk e jep kartelën”, tha ai.

Të fundit