Flash News

E-TJERA

U aksidentua në aksin Peqin-Elbasan, 43-vjeçari humb jetën në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Peqin-Elbasan, 43-vjeçari humb jetën

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Mareglent Asllani 43-vjeçari i cili u aksidentua në aksin rrugor Peqin-Elbasan pak ditë më parë.

43-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinë kur u përfshi në aksident me një 26-vjeçare, edhe kjo e fundit e mbetur e plagosur.

“Në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin M. A., 43 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. F., 26 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi M. A., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. F., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën", thuhej në njoftimin e policisë ditën e aksidentit.

Të fundit