Flash News

E-TJERA

U aksidentua në fabrikën e pllakave të mermerit, vdes 35-vjeçari në Maqellarë

U aksidentua në fabrikën e pllakave të mermerit, vdes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Maqellarë të Dibrës, ku një 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri,  është aksidentuar.

Si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.

Me datë 16.11.2023, shtetasi B.M., rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë,  dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit