Flash News

E-TJERA

U aksidentua në fabrikën e riciklimit në Elbasan, vdes 45-vjeçari indian

U aksidentua në fabrikën e riciklimit në Elbasan, vdes

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në Elbasan.

 Një 45 vjeçar nga India ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në në fabrikën e riciklimit të aluminit në ish kombinatin metalurgjik.

Policia njofton se shtetasi indian dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një pajisje pune dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë

Elbasan/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në ish-kombinatin metalurgjik, gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune, shtetasi indian O. P., 45 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit