Flash News

E-TJERA

U aksidentua në Maliq, ndërron jetë në spitalin e Traumës 17-vjeçarja

U aksidentua në Maliq, ndërron jetë në spitalin e

Ndërron jetë në spital 17-vjeçarja me inicialet J.E e cila mbrëmjen e djeshme u përfshi në një aksident me makinë në Plasë të Maliqit.

E reja ishte sjellë në spitalin e Traumës, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Në aksidentin ku u përplasën dy makina u plagosën edhe dy persona të tjerë.

Njoftimi i djeshëm i policisë:

Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident mjeti tip ‘Toyota’ me drejtues shtetasin B. C., me mjetin tip ‘Renault’.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip ‘Renault’ dhe një pasagjer i tij, si edhe një pasagjere e mjetit tip ‘Toyota’, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

 

Të fundit