Flash News

E-TJERA

U aksidentua në punë, ndërron jetë në spital punonjësi i “Megatek”

U aksidentua në punë, ndërron jetë në spital

Një 32-vjeçar, punonjës i qendrës tregtare “Megatek” ka humbur jetën si pasojë një aksidenti në punë.

Mësohet se i riu Ledjan Dervishi është aksidentuar nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi Eduart Dauti, 62-vjeç. Fillimisht Dervishi është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit, Eduart Dauti është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.

Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit