Flash News

E-TJERA

U aksidentua në terminalin e kontejnerëve në Durrës, ndërron jetë i riu

U aksidentua në terminalin e kontejnerëve në Durrës,
Foto Ilustruese

Një 19-vjeçar ka ndërruar jetë teksa ishte duke punuar në sheshin e kontejnerëve në Portin e Durrësit.

Policia njofton se pas aksidentit, punonjësi është dërguar në spital ku ka ndërruar jetë. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

“Rreth orës 14:30, në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit, është aksidentuar në punë shtetasi R. G., 19 vjeç, punëtor ngarkim-shkarkimi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave”, njofton policia.

 

Të fundit