Flash News

E-TJERA

U aksidentua në Tiranë, ndërron jetë pas disa ditësh 42-vjeçari nga Prizreni

U aksidentua në Tiranë, ndërron jetë pas disa ditësh

Ka ndërruar jetë një 42-vjeçar nga Prizreni, i cili para pesë ditësh u përfshi në një aksident në Tiranë. Nga aksidenti i rëndë kishte vdekur edhe një kosovar nga Lipjani.

Për vdekjen e D.H kanë njoftuar familjarët e tij përmes rrjeteve sociale. Kujtojmë se policia në Shqipëri kishte konfirmuar se tre makina ishin përfshirë në një aksident mëngjesin e 15 janarit 2024 në aksin Fushë-Krujë-Vorë dhe për pasojë humbi jetën një 32-vjeçar dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.

 “Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion "Volvo", me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe  automjeti tip "Skoda", me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.'- njoftonte policia.

 

 

Të fundit