Flash News

E-TJERA

U aksidentua në vendin e punës, ndërron jetë te Trauma 59-vjeçari (EMRI)

U aksidentua në vendin e punës, ndërron jetë te Trauma

59-vjeçari Tomorr Koçi, i cili u aksidentua mesditën e sotme në vendin e punës ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. 

Koçi ishte duke punuar si saldator në Këmishaj të Lushnjes, ndërsa ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, e cila i ka sjellë dhe vdekjen.

59-vjeçari është transportuar me autoambulancë rreth orës 15:00 në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por, pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të marra.

Të fundit