Flash News

E-TJERA

U aksidentua nga ish-kryebashkiaku i Himarës, ndërron jetë në spital 17-vjeçari

U aksidentua nga ish-kryebashkiaku i Himarës, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë 17-vjeçari që u aksidentua pasditen e djeshme nga ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Ngjarja ndodhi në Llogara.

Bollano ishte duke drejtuar automjetin tip “Benz”, kur përplasi shtetasin Elio Hamiti, 17-vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

Si pasojë e plagëve të marra, i riu hyri në gjendje kome, ndërsa mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë.

Ndërsa ish-kryebashkiaku u shoqërua pas aksidentit në komisariat për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit