Flash News

E-TJERA

U aksidentua te vizat e bardha, ndërron jetë pas disa ditësh 36-vjeçarja në Tiranë

U aksidentua te vizat e bardha, ndërron jetë pas disa ditësh

Ka ndërruar jetë 36 –vjeçarja e cila u aksidentua në 14 janar duke kaluar në vizat e bardha në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Policia njofton se një një ditë pas aksidentit është vënë në pranga drejtuesi i mjetit, R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi:

Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ju informojmë se: Më datë 15.01.2024, në orën 01:30, është bërë arrestimi i shtetasit R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ky shtetas, më datë 14.01.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasen M. F., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

 

Të fundit