Flash News

E-TJERA

U aksidentua me motor në Itali, ndërron jetë pas një jave në spital 21-vjeçari shqiptar

U aksidentua me motor në Itali, ndërron jetë pas një jave

Një i ri shqiptar nuk i ka mbijetuar aksidentit me motor, në të cilin u përfshi një javë më parë, duke ndërruar jetë sot në spital.

Mediat italiane raportojnë se Erik Fetahu, 21-vjeçari shqiptar i cili u përplas me një furgon ndërsa udhëtonte me motor në San Rocco, në Lodigiano nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra në 26 gusht.

Mjekët provuan ta shpëtonin duke i prerë njërën këmbë e cila ishte dëmtuar rëndë, por as kjo nuk shërbeu për t’i shpëtuar jetën.

Fetahu , i cili njihej si i apasionuar pas motorëve, punoi në ABB dhe kishte qenë kandidat për zgjedhjet komunale me listën Buongiorno Lodi, në mbështetje të kryetarit aktual Andrea Fretato.  

Të fundit