Flash News

E-TJERA

U akuzua nga dy motrat se babait i mungoi shërbimi mjekësor, mjekja Qato: Ka marrë ndihmën e parë menjëherë

U akuzua nga dy motrat se babait i mungoi shërbimi mjekësor, mjekja

Mjekja e infektivit, Migena Qato ka reaguar pas akuzave të dy motrave Laho, të cilat pak ditë më parë thanë se babi i tyre, i infektuar me Covid, nuk kishte marrë trajtim mjekësor dhe si pasojë kishte ndërruar jetë.

Në një intervistë për News 24, Qato tha se pacienti është paraqitur në spitalin Covid-1, në orën 16:30 dhe është vendosur menjëherë në oksigjeno-terapi.

Sipas mjekes, skaneri është realizuar 45 minuta pas mbërritjes së pacientit në spital, ndërsa shtoi se vajzat e dinin për situatën e rënduar shëndetësore të të atit, pasi janë telefonuar nga personeli i spitalit.

“Pavarësisht se me detaje do të merren instancat përkatëse, ashtu siç e meriton situata, dua të sqaroj se pacienti ka arritur në ambientet e Covid-1 në orën 16:30. Duke qenë se është paraqitur në gjendje të rënduar, është vendosur në oksigjeno-terapi. Ka marrë ndihmën e parë, është vlerësuar më pas oksigjenimi në gjaun e tij. U desh 40 minuta të arrinim në kushte të duhura, për ta vendosur në skaner.

Pacienti është çuar në skaner për t’u vlerësuar në kushte të rënda respiratore, jo më tepër se 45 minuta pas mbërritjes së tij në spital. Skaneri është realizuar rreth 17:15 minuta. Pas skanerit është vendosur në terapi intensive, ishte në gjendje të rëndë që në ardhje dhe u rëndua më shumë në ditët ne vazhdim. Nëse pacienti ka ardhur në spital deri 16:30, edhe pse numri rezultonte i fikur, ne e kemi telefonuar zonjat në 17:30 dhe i kemi shpjeguar situatën.

Nuk dua të ndaj detaje nga biseda ime me zonjat. E para, kërkesa e tyre shumë e dyzuar. Ata thonin njëherë për të marrë babain nga Infektivi, fillimisht kanë pasur dëshirën ta marrin dhe më pas nuk kanë dashur. Dhe rekomandimet mjekësore i merrnin nga konsulta jashtë Shqipërisë. Nuk ndryshoj asnjë presje nga ajo që kam thënë. Çdo sugjerim mjekësor duhet të realizohet duke e pasur pacientin përpara. Këtë gjë ia kam sugjeruar dhe motrave. Pacienti ka shkelur në 16:30, ka filluar menaxhimi i menjëhershëm i pacientit. Nuk dua të përkufizoj fjalë si të pa gënjeshtërta, është mendim i zonjave çdo pretendim. Pacienti është menaxhuar siç e don protokolli Covid”, tha mjekja.

Të fundit