Flash News

E-TJERA

U akuzua për dekonspirim të operacioneve të OFL, Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra Artan Shkëmbit

U akuzua për dekonspirim të operacioneve të OFL, Apeli lë

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të ish-zëvendës drejtorit të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi i cili fillimisht u hetua për "nxjerrjen e të dhënave sekrete" dhe "korrupsion".

Shkëmbi u pezullua pas një informacioni që mbërriti nga drejtësia gjermane, e cila kishte kërkuar bashkëpunim në hetimin e dy trafikantëve shqiptarë, Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn.

Sipas informacioneve të drejtësisë gjermane, dyshohet se Shkëmbi i ka dhënë informacione dhe të dhëna direkte lidhur me hetimin që po kryhej kundrejt tyre.

Njoftimi i Gjykatës:

Në datë 21.07.2021, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me caktimin e masës së sigurimit  për personin nën hetim A.SH,  i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 295/a dhe 259  të Kodit Penal. Shtetasi A.SH është punonjës policie dhe dyshohet për nxjerrje dhe dhënie  informacioni personave të interesuar nga sistemi Deepsee.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 ka vendosur:

-Përsëritjen e së sigurimit personal ndalues “Pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për personin nën hetim  A.SH.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.SH.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 656 datë 28.07.2021 vendosi:

- Lënien në fuqi të  vendimit nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të fundit