Flash News

E-TJERA

U akuzua për korrupsion, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka

U akuzua për korrupsion, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm ish-shefin e rrugores Roven Zeka, për korrupsion pasiv dhe i hoqi masën e sigurisë arrest në shtëpi. Sipas togave të zeza me relatore Irena Gjokën e anëtare Etleva Dedën dhe Elsa Ullirin nuk provohet kryerja e veprës penale.

Edison Tabaku, dënohet 3 vite burg, zbret nga gjykimi i shkurtuar, në 2 vite heqje lirie, por edhe ky shtetas nuk do të bëjë burg por shërbim prove për 4 vite.

Sokol Novaku u dënua me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar i zbret në 2 vite, por në përfundim pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe dënohet me shërbim prove

Edhe për të pandehurin Bledi Belba, i përfshirë në skemën e korrupsionit, dënimi me 1.6 vite burg, pezullohet dhe konvetohet në shërbim prove.

SPAK kërkoi për Roven Zekëm në pretencën e saj dënimin me 4 vite burg, që zbret në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Të njëjtin dënim SPAK ka kërkuar edhe për ish-shefin e hetimit të aksidenteve Sokol Novakun.

Për oficerin e OPGJ, Edison Tabaku, organi i akuzës kishte kërkuar deklarimin e tij fajtor dhe dënimin me 5 vite burg, si dhe uljen e 1/3 së dënimit.

Bledi Belba tha SPAK të dënohet 8 muaj, pezullohet burgimi dhe dënohet me shërbim prove

Të fundit