Flash News

E-TJERA

U akuzua si trafikant, Myftar Lumneshi i përgjigjet Bardhit: Ai nuk tremb as sorrat, Bashën e kisha mik

U akuzua si trafikant, Myftar Lumneshi i përgjigjet Bardhit: Ai nuk tremb

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se Berisha shoqërohet me eksponentë të krimit dhe trafikut të drogës, duke përmendur mes tyre edhe Myftar Lumneshin.

Në një lidhje direkt me MCN Tv, Lumneshi iu përgjigj akuzave të Bardhit duke i cilësuar si shpifje dhe sajesa nga ana e tij.

"Ashtu si ju, edhe unë u habita me këtë B9-s. Nuk dridhem nga Gaz Bardhi, se ai nuk tremb as sorrat. Unë habitem nga këto shpifje dhe sajesa nga Gaz Bardhi dhe televizioni ABC. Ata më thanë e kemi marrë këtë informacion nga PD-ja", deklaroi Lumneshi.

Ndër të tjera, Lumneshi tha se ka prej vitesh që mbështet PD-në, duke theksuar se vetë Lulzim Basha ka qenë mik i tij, por "halli politik mund të shkojë deri në këtë pikë më miqtë që e kanë mbështetur."

"Që në vitin 90 unë jam demokrat i lidhur me PD. Kam marrë pjesë në të gjitha fushatat, eventet. Në ditët më të vështira kam qenë pranë PD, edhe në kohën e Bashës, edhe të Berishës. U habita me zotin Basha se e kam pasur mik. Nuk kam folur me zotin Basha. Gruan e Lul Bashës e kam konsideruar si motër. Kam marrë pjesë në çdo protestë. Nuk e kuptoj pse erdhi Basha në këtë pikë. Halli politik i Bashës nuk shkojë deri në këtë pikë me miqtë që e kanë mbështetur në ditët më të vështira. Këto ditë siç e shihni është pak si i tronditur. Akuzat ndaj meje janë të pabaza", shtoi më tej Lumneshi.

Të fundit