Flash News

E-TJERA

U ankua që nuk u bë anëtare e Kushtetueses, Administrativja rrëzon Naureda Llagamin

U ankua që nuk u bë anëtare e Kushtetueses, Administrativja

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka rrëzuar ankimimin e Naureda Llagamit, ish-drejtueses së KLGJ-së dhe kandidate për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. Llagami u ankua sepse nuk u zgjodh anëtare e Kushtetueses.

Gjykata ka vlerësuar se ankimi i Llagamit është jashtë juridiksionit të saj.

Ish-drejtuesja e KLGJ pretendonte se vota e pavlefshme në procesin e votimit për anëtarin e Kushtetueses ishte në favor të saj. Llagami pretendon se kjo votë do ta shpallte automatikisht fituese.

Me këtë vendim të gjykatës, Asim Vokshi mbetet gjyqtari i zgjedhur për Gjykatën Kushtetuese.

Të fundit