Flash News

E-TJERA

U arratis ditën që u firmos urdhri për ta arrestuar, Apeli liron biznesmenin e hidrokarbureve, i shkaktoi shtetit 1.5 mln $ dëm

U arratis ditën që u firmos urdhri për ta arrestuar, Apeli liron

Gjykata e Apelit të Tiranës urdhëron lirimin e biznesmenit Isuf Berberi, bashkëpronari i kompanisë “Phoenix Petroleum”, e cila është përfshirë në skandalin që i ka shkaktuar shtetit rreth 1.5 milion dollarë.

Treshja gjykuese Elbana Lluri, Elona Toro dhe Zgjine Sollaku firmosi vendimin që të heqë masën e sigursë arrest me burg dhënë në mungesë dhe arrati, ndaj biznesmenit të përfshirë në një skandal mashtrimi.

Kështu, gjykata ka ngarkuar prokurorinë për ekzekutimin e vendimit, ndërsa masa u shfuqizua gjatë kohës që Berberi ishte në arrati.

Skandali

Isuf Berberi është bashkëpronari i kompanisë “Phoenix Petroleum”, e cila është përfshirë në skandalin që i ka shkaktuar shtetit rreth 1.5 mln dollarë.

Pas hetimeve ka rezultuar se kompania ka shfrytëzuar disa puse nafte, por nuk ka investuar.

Kujtojmë se biznesmeni Isuf Berberi i ka shpëtuar prangave pasi u arratis ditën që do arrestohej. Ende nuk dihet nga e kishte marrë informacionin konfidencial para se të firmosej urdhri i arrestimit.

Kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN, tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service.

Të fundit