Flash News

E-TJERA

U arratis nga burgu në 1997-ën, ekstradohet nga Belgjika 48-vjeçari i dënuar për vrasje

U arratis nga burgu në 1997-ën, ekstradohet nga Belgjika

Një person i dënuar për vrasje është ekstraduar nga Belgjika. Pëllumb Muskaj, 48-vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në janar të vitit 1993, në një lokal në Orikum, Muskaj ka debatuar me G. H., pasi ky i fundit akuzohej se i kishte vjedhur një shumë parash shokut të tij.

G. H. ka refuzuar t’ia japë lekët dhe Pëllumb Muskaj e ka qëlluar me kallashnikov, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Muskaj është arrestuar dhe në vitin 1997 është arratisur nga burgu i Lushnjës.

Të fundit