Flash News

E-TJERA

U arrestua dy ditë më parë si autor i masakrës së Çoles, Ani Begaj njihet me dënimin 35 vjet burg

U arrestua dy ditë më parë si autor i masakrës së

Dy ditë pas arrestimit, Ani Begaj, si një nga autorët për masakrën e Çoles në Vlorë ka dalë sot para gjykatës ku është me dënimin me 35 vite burg.

Ai është dënuar me vendim të formës së prerë të prokurorisë. Ndërkohë, për Elton Begajn, personi me të cilën i riu shoqërohej, është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.

Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

 

Të fundit