Flash News

E-TJERA

U shoqërua gjatë protestës, flet aktivistja: Ushtruan dhunë ndaj meje, kam shenja në duar

U shoqërua gjatë protestës, flet aktivistja: Ushtruan dhunë

Aktivistja Gjyliana Bakalli, e cila u arrestua pasditen e 10 marsit teksa protestonte për rritjen e çmimeve, ka folur pas lirimit nga qelia paraditen e djeshme.

Për Euronews Albania, aktivistja u shpreh se ka qëndruar 4 ditë në qeli dhe se ndaj saj është ushtruar dhunë.

“Kanë ushtruar dhunë ndaj meje. Kam shenja në duar. Në Komisariat nuk kam pasur probleme”, u shpreh Bakalli.

Aktivistja tregon se policia e shoqëroi pasi u konfrontua me një civil i cili iu kërkonte efektivëve t’i arrestonin protestuesit.

“Unë aty jam duke i folur dikujt që nuk është polici por është një civil që urdhëronte policin që të na shtynin dhe arrestonin. Jam arrestuar të enjten dhe kam dalë dje pasdite. Na thanë që ishte dhënë urdhër që ne duhet të qëndronim më qeli”, shtoi aktivistja.

Të fundit