Flash News

E-TJERA

U arrestua në Itali, ekstradohet në Francë shqiptari që ndihmoi terroristët e Nisës

U arrestua në Itali, ekstradohet në Francë shqiptari që

Shqiptari Endri Elezi, i akuzuar për furnizimin me armë të një terroristi tunizian që vrau 86 vetë në Nisë në vitin 2016, është ekstraduar në Francë.

Endri Elezi dyshohet se ka ndihmuar Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili u fut me një kamion në mes të turmës në qytetin bregdetar francez me14 korrik 2016. Incidenti u bë i njohur si sulmi i 'Ditës së Bastilles'.

Endri Elezi, 28 vjeç, u arrestua në 21 Prill në veri të Napolit, pas një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Franca.

I njohur edhe si “Gino” Elezi, shqiptari akuzohet se i ka siguruar tunizianit Bouhlel një pushkë, sipas burimeve të drejtësisë franceze, raporton AFP. Bouhlel u vra nga policia teksa po drejtonte kamionin që u fut mes turmës në Nisë, ku përveç viktimave pati edhe 400 të plagosur.

I ashtuquajturi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e Nisës, megjithëse prokurorët thanë se nuk kishte prova se Bouhlel ishte betuar për besnikëri ndaj grupit ekstremist.

Një gjykatë në Napoli miratoi ekstradimin e Elezit në Francë të enjten vonë, njoftoi agjencia e lajmeve AGI.

Gjatë seancës, ai mohoi akuzat, duke thënë: "Unë kurrë nuk kam shitur ose siguruar armë dhe nuk njoh asnjë nga personat e përfshirë."

Burimi: Euronews.com

Të fundit