Flash News

E-TJERA

U arrestua në Itali/ SPAK kërkon ekstradimin e Adriatik Llallës

U arrestua në Itali/ SPAK kërkon ekstradimin e Adriatik Llallës

Një ditë pasi u arrestua në Romë të Italisë, SPAK i ka dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ish-kryeprokurori u shpall në kërkim më 8 Tetor nga SPAK, pasi gjatë kontrolleve nga policia e Tiranës në banesën e tij, rezultoi se Llalla nuk ndodhej aty. Ish-kryeprokurori ishte larguar nga vendi disa ditë para se të shpallej në kërkim.

Gjykata e Posaçme e dënoi Llallën me 2 vite burgim për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë” duke u bërë kështu zyrtari i parë shqiptar që u dënua përfundimisht me dënim me burg. Gjithashtu ish-kryeprokurorit iu ndalua e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

U arrestua në Itali/ SPAK kërkon ekstradimin e Adriatik Llallës
Kërkesa e SPAK për esktradimin e Adriatik Llallës

Të fundit