Flash News

E-TJERA

U arrestua në Kolumbi, tropojani ishte pjesë e grupit të Admir Tafajt, trafikonin armë me mafian

U arrestua në Kolumbi, tropojani ishte pjesë e grupit të Admir

Almir Gjidiaj u arrestua në Kartagjenë, Kolumbi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK si pjesë e një organizate kriminale për trafik armësh.

33-vjeçari nga Tropoja ishte pjesë e grupit të Admir Tufajt i cili trafikonte armë me mafian.

Kur policia ka ndërhyrë për të arrestuar 33-vjeçarin, ky i fundit ka tentuar që të arratiset, por është kapur në oborrin e hotelit.

Pas shkëmbimit të informacioneve me Interpol u zbulua se ai kërkohej nga Shqipëria, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e akuzon si pjesëtar të një organizate kriminale për trafikimin e armëve.

Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi

 

Të fundit