Flash News

E-TJERA

U arrestua në Korçë, kush është i shumëkërkuari Ramadan Zoto, me precedentë të mëparshëm penal

U arrestua në Korçë, kush është i

Policia e Korçës arrestoi sot Ramadan Zoto,  i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 43-vjeëari i cili ishte në arrati që prej muajit korrik, dyshohet se plagosi me armë zjarri dy të rinj në Sarandë, Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën.

Zoto njihet si person i rrezikshëm dhe me precedentë penalë të mëparshëm.

Ai është dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa ka pasur edhe përplasje me policinë greke.

Pas plagosjes së dy të rinjve në Sarandë, autoritetet kanë zhvilluar kontrolle të gjera në bashkëpunim me forcat speciale, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe në pista të tjera për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Të fundit