Flash News

E-TJERA

U arrestua në operacionin "Ura", ish-sekretari i PS-së në Këshillin Bashkiak para GJKKO-së: Jam i rënduar psikologjikisht

U arrestua në operacionin "Ura", ish-sekretari i PS-së

Avokati dhe ish-sekretari i Partisë Socialiste i Këshillit Bashkiak Durrës, Armand Tragaj, i arrestuar në operacionin  “Ura” i dyshuar nga SPAK se ka kryer veprën penale të ndikimit të paligjshëm në 4 episode dhe si përdorues i aplikacionit SKY ECC.

Në sallën e gjyqit, Tragaj i është drejtuar gjykatës për masë më të butë sigurie se sa ajo e arrest në burg. 

"Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndoj situatat e mia familjare, ku unë kam me babain të sëmurë, dhe njerkën e paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me femijë të mitur. Për këtë fakt u kërkoj të jem pranë familjes", ka thënë ai.

Të fundit